101-vjeçarja voton në Malishevë
Zgjedhjet 2021
February 14, 2021 - 18:22
Një 101-vjeçare ka votuar në fshatin Shkozë të komunës së Malishevës.
Drejtori i shkollës fillore në këtë fshat, Arben Bytyçi, ka postuar një fotografi në faqen e tij në “Facebook” me votuesen me të vjetër të fshatit.
“Me votuesen më të vjetër të fshatit Shkozë, hallën Zade, 101-vjeçare, si dhe kolegun Samed Bytyqi. Ne votuam, votoni edhe ju, respekt!”, ka shkruar Bytyçi.
Kujtojmë se sot edhe Arif Demaj, 98-vjeçar nga Rugova, ka votuar në qytetin e Pejës, konkretisht në shkollën “Shaban Spahija”.