Osmani: Ora e fundit, votoni!
Zgjedhjet 2021
February 14, 2021 - 18:13
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin për të votuar.
Kur ka mbetur më pak se një orë deri te mbyllja e qendrave të votimit, Osmani ka shfrytëzuar rrjetet sociale për t’u bërë thirrje qytetarëve që të votojnë për, siç ka thënë ajo, përcaktuar fatin e vendit.
“Ora e fundit për ta përcaktuar fatin e vendit tonë. Votoni!”, ka shkruar Osmani në “Facebook”. /Zëri