Radhë të gjata për të votuar me kusht në Prishtinë
Zgjedhjet 2021
February 14, 2021 - 18:04
Numri i qytetarëve që duan të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar është rritur në dy orët e fundit para se të mbyllën qendrat e votimit.
Në dy qendrat e votimit në shkollën “Faik Konica” dhe në Fakultetin Filologjik në Prishtinë ka një numër të madh të qytetarëve që janë duke pritur për të votuar me kusht, raporton “Zeri.info”.
Në këto dy qendra gjatë ditës ka pasur mungesë të zarfeve për votat me kusht, gjë që ka vonuar edhe procesin. /Zëri