LDK-ja fton qytetarët t’i shfrytëzojnë edhe dy orët e mbetura për të votuar

LDK-ja fton qytetarët t’i shfrytëzojnë edhe dy orët e mbetura për të votuar

Zgjedhjet 2021 February 14, 2021 - 17:46

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot për të katërtën herë konferencë për media, raporton “Zeri.info”.

Ardita Dushi, nga Shtabi Zgjedhor i LDK-së, ka ftuar përsëri qytetarët të dalin dhe në këto dy orët e mbetura të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

“Lidhja Demokratike e Kosovës i falënderon të gjithë qytetarët për kulturën e treguar demokratike deri më tani për të votuar në zgjedhjet e sotme parlamentare. LDK-ja fton të gjithë qytetarët që t’i shfrytëzojnë edhe këto dy orë të mbetura për ta kryer obligimin e tyre qytetar për të votuar për legjislaturën e re të Kuvendit”, është shprehur ajo.

Dushi theksoi se me votën e tyre të lirë qytetarët po tregojnë se Kosova është një shtet demokratik, që përqafon vlera perëndimore dhe aleancat euroatlantike të vullnetit të sovranit, i cili po respektohet në plotësi.

Deri më tani 37,3% e qytetarëve kanë ushtruar të drejtën e votës. Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00. /Zëri