Fotografuan fletëvotimet, Policia jep detaje
Foto:Laura Hasani

Fotografuan fletëvotimet, Policia jep detaje

Zgjedhjet 2021 February 14, 2021 - 17:11

Dy raste të fotografimit të fletëvotimeve gjatë momentit të votimit janë regjistruar gjatës ditës së sotme, raporton “Zeri.info”.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, ka thënë për “Zërin” se njëri rast ka ndodhur në Prishtinë, ndërsa rasti tjetër në Prizren.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe në koordinim me Prokurorinë e Shtetit deri më tani ka iniciuar dy raste që ndërlidhen me procesin zgjedhor. Të dyja rastet, njeri i ndodhur në Prishtine dhe tjetri në Prizren, janë emërtuar ‘Cenim i fshehtësisë së votimit’. Me vendim të prokurorëve, rastet janë proceduar në procedurë të rregullt”, ka thënë Kelani për “Zërin”.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se Policia e Kosovës në aspektin e sigurisë deri më tani procesin zgjedhor e ka cilësuar si të qetë.

KQZ-ja ka publikuar numrin e votuesve në nivel vendi deri në orën 15:00, ku sipas njoftimit deri më tani në zgjedhje kanë marrë pjesë 32% e votuesve. /Zëri