Daka thotë se me parregullsitë në Mitrovicën Veriore po merret Prokuroria
Zgjedhjet 2021
February 14, 2021 - 16:11
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, në konferencën e mbajtur për media ka deklaruar edhe për parregullsitë, të cilat janë raportuar në qendrën e votimit “Aziz Sylejmani”, i njohur si “Sfeti Sava”, në Mitrovicën e Veriut.
Daka ka thënë se kjo është një vepër penale edhe për këtë është duke u marrë Prokuroria.
“Me këtë çështje është duke u marrë Prokuroria, sepse është një vepër penale. Pasi të kemi informatat e plota dhe Prokuroria të bëjë hetimin komplet do ta dimë se çfarë ka ndodhur konkretisht”, tha ajo. /Zëri