Kosnetti qytetarëve: Raportoni parregullsitë, të zhvillohen zgjedhje të drejta dhe të sigurta

Kosnetti qytetarëve: Raportoni parregullsitë, të zhvillohen zgjedhje të drejta dhe të sigurta

Zgjedhjet 2021 February 14, 2021 - 15:28

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Phillip Kosnett, ka një porosi për qytetarët e Kosovës, raporton “Zeri.info”.

Kosnetti ka thënë se bora ose COVID-19 nuk duhet t’i ndalojë qytetarët për të votuar.

Ai po ashtu theksoi se parregullsitë dhe shkeljet duhet të raportohen dhe se duhet të zhvillohen zgjedhje të lira, të drejta dhe të sigurta.

“E ardhmja e Kosovës është në duart e qytetarëve të saj. Mos lejoni borën ose COVID-19 për të ju ndaluar që të votoni. Raportoni parregullsitë dhe shkeljet te Policia e Kosovës, prokuroria, autoritetet zgjedhore ose mediat. Zhvilloni zgjedhje të lira, të drejta dhe të sigurta”, ka shkruar Kosnetti në “Twitter”. /Zëri

 

#Kosovo’s future is in the hands of its citizens. Don't let snow or COVID stop you from voting. Report irregularities & violations to the @Kosovo_Police, Prosecution, election authorities, or media. Make the election free, fair, and safe. #KosovoVotes2021 pic.twitter.com/3lxMnpddtF