Votojnë bashkëshortja dhe djali i Kadri Veselit
Zgjedhjet 2021
February 14, 2021 - 14:21
Bashkëshortja e Kadri Veselit, Violeta, së bashku me djalin, Klestorin, kanë votuar në qendrën e votimit në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë sot në mesditë.
Votimi është përcjellë edhe nga mediat.
Ata kanë kryer të drejtën e tyre të votimit pa kryefamiljarin, Kadri Veseli.
Është hera e parë që Kadri Veseli ka munguar në një proces të tillë zgjedhor për shkak që nga nëntori i vitit të kaluar është duke u përballur me procesin gjyqësor në Hagë. /GazetaExpress