Vjen nga Gjermania me burrin për të votuar, gruaja nuk e gjen emrin në listë

Vjen nga Gjermania me burrin për të votuar, gruaja nuk e gjen emrin në listë

Zgjedhjet 2021 February 14, 2021 - 13:55

Shaban dhe Fahrije Haxhiu kanë ardhur në Kosovë nga Gjermania për të votuar.

Mirëpo, çifti nga Istogu kanë hasur në telashe, pasi që vetëm Shaban Haxhiu ka mundur të ushtrojë të drejtën e votimit në mënyrë të rregullt.

Fahrije Haxhiun nuk e kanë gjetur në listë e kështu është detyruar që të votojë me kusht.

Në një lidhje direkt në T7 ajo thotë se ka ardhur nga Gjermania vetëm për të votuar.

Fëmijët e saj ndërkaq thotë se kanë votuar me postë.

“Jam ardhë nga Gjermania me votu, po nuk më kanë gjëtë në listë. U detyrova të votoj me kusht. Hera e parë qe votoj me kusht nuk isha kanë në listë. Presim diçka më mirë nga këto zgjedhje.  Pjesa tjetër e familjes kanë votu me postë, shumë në rregull krejt ka shku jemi të kënaqur”, tha ajo.