“Komisionarët të mos i dëmtojnë e ndryshojnë fletëvotimet, mund të dënohen me 5 vjet burg”
Genc Nimoni, nga organizata "Çohu", ka kërkuar nga komisionerët që të kenë kujdes, të mos i dëmtojnë fletëvotimet e të mos e ndryshojnë rezultatin në zgjedhje, për shkak që, sipas tij, mund të dënohen deri në 5 vjet burgim.
Nimoni ka thënë në T7 se duke u bazuar në vitet e kaluara, komisionerët kanë qenë më shumë subjekt i këtyre veprimeve, por që ata e kanë kuptuar që nuk ja vene të shkojnë në burg për partitë politike.
“Një mesazh për komisionerët. Ata duhet të kenë shumë kujdes që të mos i dëmtojnë fletëvotimet për t’i bërë të pavleshme, mos ta ndryshojnë rezultatin sepse mund të jenë subjekt i ndëshkimit, që mund të shkoj deri në 5 vjet. Komisionerët kanë qenë më shumë subjekt i këtyre veprimeve. Së fundmi ata e kanë parë që nuk ja vleni të shkojnë në burg për partinë, sepse partia nuk po shkon për t’i mbrojtur ata”, ka thënë ai.
Nimani ka thënë se sa i përket organizimit të zgjedhjeve, Kosova është shembull për rajonin./GazetaExpress