Një qytetar në Prizren fotografon votën, shoqërohet në Polici
Zgjedhjet 2021
February 14, 2021 - 12:11
Një votues ka fotografuar votën në një qendre votimi në Prizren, ndërsa më pas është shoqëruar në Polici.
Rasti ka ndodhur saktësisht në qendrën e votimit në shkollën “Nazim Kokollari” në Prizren.
Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 10:03.
Belkize Hoxha menaxhere në këtë qendër tha se në këtë qendër një përfaqësuesi i KDI-së ka vërejtur se një votues ka fotografuar votën.
Më pas tha ajo në bazë të procedurave rastin e kanë njoftuar në Polici. /Telegrafi