Ambasadori britanik: Jam i kënaqur që pavarësisht borës shumë njerëz po dalin në votime
Zgjedhjet 2021
February 14, 2021 - 11:34
Nicholas Abbott, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, ka vizituar sot qytetin e Pejës dhe ka vëzhguar se si po ec procesi i votimit atje.
Abbotti ka thënë se përkundër borës dhe motit të ftohtë njerëz të shumtë në Pejë janë duke dalë për të votuar.
“Ndalesa ime e parë në ditën e ngarkuar të vëzhgimit të zgjedhjeve, përkundër borës, isha i kënaqur të shihja kaq shumë njerëz që votonin në Pejë”, ka shkruar Abbotti. /Zëri
My first stop on the busy day of election obsevation, despite the snow I was pleased to see so many people voting in Peja. pic.twitter.com/dA59hxOUh1
— Nicholas Abbott (@nickabbottfcdo) February 14, 2021