IKD-ja e quan shqetësuese mosrespektimin e masave anti-COVID gjatë procesit zgjedhor

IKD-ja e quan shqetësuese mosrespektimin e masave anti-COVID gjatë procesit zgjedhor

Zgjedhjet 2021 February 14, 2021 - 11:17

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) shpreh shqetësim në lidhje me mos respektimin e masave kundër virusit COVID-19, gjatë procesit zgjedhor.

IKD-ja ka bërë të ditur sot se më vëmendje është duke monitoruar procesin e zgjedhjeve parlamentare në Republikën e Kosovës, ku ka të angazhuar 51 monitorues në nivel vendi, të cilët janë duke identifikuar parregulltësitë eventuale gjatë procesit zgjedhor.

“Deri më tani, gjatë orëve të para të votimit, në shumë vendvotime është vënë re mos mbajtja e distancës nga një numër i madh i individëve dhe mos përdorimi i maskave. Madje, në disa vendvotime nuk ka të vendosur as dezinfektues duarsh,” thuhet në komunikatën e IKD-së.

IKD fton qytetarët që të ruajnë shëndetin e tyre dhe shëndetin publik, duke respektuar në përpikmëri masat anti-COVID.