Zemaj: 95 inspektorë shëndetësorë janë angazhuar për të përcjellë situatën nga afër

Zemaj: 95 inspektorë shëndetësorë janë angazhuar për të përcjellë situatën nga afër

Zgjedhjet 2021 February 14, 2021 - 11:15

Edhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka hedhur votën në tij në qendrën e votimit, raporton “Zeri.info”.

Zemaj theksoi se të gjitha klasat dhe sallat e votimit janë të përgatitura në bazë të masave anti-COVID.

Ai po ashtu tha se janë angazhuar 95 inspektor shëndetësorë për të përcjellë nga afër situatën.

“Të gjitha klasat dhe sallat e votimit janë të përgatitura në bazë të masave anti-COVID dhe se shpreson që gjithçka të përfundojë siç duhet në këtë ditë votimi. Ai ka thënë se është evidente se nuk ka grumbuj të njerëzve dhe se janë mobilizuar për të përcjellë nga afër situatën, duke angazhuar 95 inspektorë shëndetësorë”, ka thënë ai.

Zemaj po ashtu deklaroi se vaksina anti-COVID do të vijë gjatë këtij muaji. /Zëri