Vjosa Osmani hedh votën, fton vajzat dhe gratë që të shfrytëzojnë këtë të drejtë
Foto: Laura Hasani

Vjosa Osmani hedh votën, fton vajzat dhe gratë që të shfrytëzojnë këtë të drejtë

Zgjedhjet 2021 February 14, 2021 - 10:15

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, ka dhënë votën e saj në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik, së bashku me bashkëshortin e saj Prindon Sadiku, si dhe dy vajzat e tyre, raporton Zeri.info.

Osmani ka ftuar qytetarët e vendit që të dalin masivisht në zgjedhje, edhe pse është mot i ftohtë.

“Sot është një ditë e madhe, të gjithë qytetarët pa dallim ndërmjet vullnetit të tyre të lirë do të përcaktojnë të ardhmen e vendit të tyre. Është një ditë e ftohtë, por i ftoj të gjithë qytetarët tonë të marrin pjesë masivisht në këtë proces kaq të rëndësishëm. Sa më shumë edhe gratë të shfrytëzojnë të drejtën e votimit”, u shpreh Osmani.

Ajo kërkoi posaçërisht nga vajzat dhe gratë që të shfrytëzojnë të drejtën e votimit.

“Barazia fillon te kutitë e votimeve”, ka thënë ajo. /Zëri