Prokuroria e Shtetit ka angazhuar 88 prokurorë dhe staf mbështetës për zgjedhjet e sotme
Prokurori i Shtetit ka njoftuar është duke përcjellë me vëmendje procesin zgjedhor i cili është duke u mbajtur sot për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Përmes një komunikate Prokuroria ka theksuar se janë angazhuar 88 prokurorë prokurorë dhe staf mbështetës për zgjedhjet e sotme, raporton Zeri.info.
“Po ashtu, ju njoftojmë se që nga ora shtatë e mëngjesit e ditës së sotme, janë të angazhuar 88 prokurorë dhe staf mbështetës, të cilët janë duke përcjellë për së afërmi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe janë në gjendje gatishmërie që të reagojnë në çdo rast ku ka pengim të procesit të votimit”, thuhet në njoftim.
“Prokurori i Shtetit, me qëllim të parandalimit të çdo parregullsie që lidhet me të drejtën e votës, fton qytetarët, mediat dhe shoqërinë civile, të bashkëpunojnë dhe raportojnë te Policia dhe Prokuroria të gjitha pretendimet për keqpërdorim të votës”. /Zëri