LDK-ja: Procesi zgjedhor ka filluar mbarë
Lidhja Demokratike e Kosovës njofton se procesi zgjedhor ka filluar dhe ende nuk ka informacione për probleme eventuale në fillimin e procesit të votimit.
“Të gjithë komisionarët tanë po japin kontribut për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Lidhja Demokratike e Kosovës i falënderon koalicionin e organizatave vendore që po bëjnë vëzhgimin e zgjedhjeve, si dhe vëzhguesit ndërkombëtarë, të cilët janë garant të këtij procesi zgjedhor”, thuhet në njoftim, raporton Zeri.info.
LDK-ja ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës që ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.
Ndërsa, sot kjo parti mban konferencë e parë për media në ora 09:30. “Sot (e diel), më datë 14 shkurt 2021, në orën 09:30, Shtabi qendror i LDK-së për Zgjedhjet Parlamentare 2021, mban konferencë për medie. Vendi: Selia qendrore e LDK-së (salla e medieve)”, thekson komunikata. /Zëri/