Nis votimi, Daka hedh votën e para
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka hedhur votën e saj para pak minutash në qendrën e votimit të Fakultetit Teknik në kryeqytet, raporton Zeri.info.
Daka pas votimit të saj ka konfirmuar se kanë përfunduar të gjitha përgatitjet e KQZ-së për këtë ditë derisa u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat anti-COVID.
“Posa e kreva obligimin tim, si kryetare mund të konfirmoj se KQZ-ja ka përfunduar të gjitha përgatitjet për këtë ditë. Sot KQZ-ja do të bëjë monitorimin e mbarëvajtjeve të zgjedhjeve. Ftoj qytetarët të respektojnë të gjitha rregullat e pandemisë dhe ta ushtrojnë të drejtën kushtetuese, i ftoj të gjitha subjektet politike që gjatë ditës të respektojnë të gjitha rregullat e KQZ-së”, tha Daka pas votimit të saj.
Daka në mënyrë simbolike është e para që hodhi votën në kutitë e votimit. /Zëri/