Rreth një milionë e 800 mijë qytetarë kanë të drejtë vote

Rreth një milionë e 800 mijë qytetarë kanë të drejtë vote

Zgjedhjet 2021 February 13, 2021 - 15:26

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve, sipas të cilës janë 1 milion e 794 mijë e 862 votues.

Përmes një njoftimi për media, KQZ-ja ka bërë të ditur se numri i votuesve të rinj në këto zgjedhje, që do të votojnë për herë të parë pasi kanë mbushur 18 vjeç pas zgjedhjeve të vitit 2019 është 49 mijë e 198 votues.

Ndërkaq numri i atyre që nuk kanë qenë në listën votuese të atyre zgjedhjeve, e të cilët konsiderohen të regjistruar për herë të parë në regjistrim qendror civil mes dy palë zgjedhjesh është 10 mijë e 433 votues./Zëri