Miftaraj: Mos i votoni ata që kanë aktakuza për korrupsion
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka bërë thirrje që të mos votohen kandidatët për deputetë që kanë aktakuza për korrupsion.
Përmes një postimi në "Facebook" Miftaraj ka thënë se raporti i IKD-së në periudhën kohore nga 2008 e deri më 2020-ën, 90 për qind e personave të akuzuar për korrupsion janë burra, ndërsa 10 për qind gra.
" Me 14 shkurt mos votoni ata që kanë aktakuza per korrupsion. Raporti i IKD lidhur me rastet e korrupsionit qe perfshin periudhen kohore 2008-2020, deshmon se mbi 90 perqind te personave te akuzuar per korrupsion jane burra, 10 perqind gra. Grate jane me pak te ekspozuara te shkelin besimin e qytetareve!", ka shkruar ai.
Po ashtu Miftaraj thotë se 51 vëzhgues janë akredituar në monitorimin e zgjedhjeve.
"IKD me 14 shkurt 2021 ka te akredituar 51 vezhgues ne monitorim te institucioneve te sigurise dhe drejtesise ne mbrojtje te votes se lire", ka përfunduar ai./Zëri