Ismaili për Thaçin e Veselin: Trashëgimia e tyre politike është e pazëvendësueshme për Kosovën
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili ka shkruar për Thaçin e Veselin të cilët nuk gjenden sot në mesin e tyre.
Përmes një postimi në "Facebook", Ismaili ka thënë se edhe pse ata sot nuk janë në mesin e tyre, trashëgimia e tyre politike e historike është e pazëvendësuesme për Kosovën.
" Sot, Hashim Thaçin e Kadri Veselin nuk i kemi në mesin tonë. Por, trashëgimia e tyre politike e historike është e pazëvendësueshme për Kosovën. Është frymëzim për ne. Edhe pse të sulmuar dhe në dhimbje, ne e vazhduam rrugën", ka shkruar ai./Zëri
Postimi i plotë:
Sot, Hashim Thaçin e Kadri Veselin nuk i kemi në mesin tonë. Por, trashëgimia e tyre politike e historike është e pazëvendësueshme për Kosovën. Është frymëzim për ne. Edhe pse të sulmuar dhe në dhimbje, ne e vazhduam rrugën. Me Enver Hoxhajn, ne arritëm ta bëjmë atë që dimë më së miri: Të bashkuar, të jemi të gatshëm për Kosovën tonë. Faleminderit për mbështetjen tuaj gjithandej Kosovës. Faleminderit Prishtinë për këtë përmbyllje madhështore të fushatës. Së bashku, do ta rimëkëmbim Kosovën!