Kurti për shamitë e kuqe: Fjongo të dashurisë

Kurti për shamitë e kuqe: Fjongo të dashurisë

Zgjedhjet 2021 February 12, 2021 - 21:23

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosja, Albin Kurti, ka folur për shamitë e kuqe që janë vendosur nëpër sheshet e qyteteve të Kosovës.

Për akuzat se ato simbolizojnë komunizmin apo kthimin e tij, Kurti tha se s’ka të bëjë aspak me të, njofton Klan Kosova.

“Fjongo të kuqe që i kanë vendosur simpatizantët tonë dhe s’kanë të bëjnë me ato akuza që na bëhen neve. Të dielën e 14 shkurtit është dita e Shën Valentin, e zemrave dhe dashurisë, s’di çfarë problemi mund të kenë me të”.

Ndërkaq, për sloganin “Krejt dhe drejt”  që gjithashtu pati akuza se po e do krejt pushtetin, Kurti mohoi prapë se kjo është domethënia.

“S’ka të bëjë asgjë me ato imagjinata. Kur themi “krejt” mendojmë për qytetarët e Republikës. E kemi bërë koalicion parazgjedhor dhe e kemi shndërruar në referendum. Prandaj, në referendum duhet të dalin krejt në zgjedhje. Pra, s’ka të bëjë me pushtetin, por me qytetarët që të dalin krejt në votime”.

Ndërsa, për “Drejt” Kurti ka thënë se është fjala për drejtësinë si një ndër synimet kryesore të pushtetit të tij.