PZAP-ja dënon subjektet politike për shkelje në fushatë, gjobat arrijnë shumën e 21 mijë eurove
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka shqiptuar gjoba për disa parti politike për shkelje në fushatën zgjedhore.
Përmes një njoftimi për media nga PZAP-ja kanë bërë të ditur se prej 9 ankesave të shqyrtuara ky institucion ka marrë vendim qe 7 ankesa t'i pranoj të bazuara, 1 ankesë e ka refuzuar të pabazuar dhe 1 ankesë e ka hedhur të palejuar
AAK i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 1,500.00 euro,
PDK i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 9,200.00 euro,
LDK i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 2,000.00 euro,
LVV i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 7,200.00 euro,
Lista Serbe i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 1,200.00 euro
Gjithsejtë ne seancën e sotme janë shqiptuar gjoba në shumë prej 21,100.00 euro.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate nga PZAP-ja.
“PZAP-i, në seancën e mbajtur me datën 12.02.2021, ka shqyrtuar 9 ankesa të paraqitura nga subjektet politike dhe akter tjerë në zgjedhje si në vijim: Drejtoria e Inspeksionit Drenas, ka paraqitur tri (3) ankesa, një (1) ankesë kundër AAK, një (1) ankesë kundër PDK dhe një (1) ankesë kundër Lëvizjes Vetëvendosje! (LVV). Lëvizjes Vetëvendosje!, ka paraqitur tri (3) ankesa, një (1) ankesë kundër AAK, një (1) ankesë kundër PDK dhe një (1) ankesë kundër Komisioni Komunal i Zgjedhjeve (KKZ). Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka paraqitur një (1) ankesë kundër Lëvizjes Vetëvendosje! Komisioni Komunal i Zgjedhjeve (KKZ), ka paraqitur një (1) ankesë kundër Lëvizjes Vetëvendosje! Za Slobodu, Pravdu i Opstanak, ka paraqitur një (1) ankesë kundër Lista Serpska”, thuhet në komunikatë./Zëri