Ejupi-Hajzeraj: Diaspora, urë lidhëse ndërmjet Kosovës dhe kapitalit të huaj

Ejupi-Hajzeraj: Diaspora, urë lidhëse ndërmjet Kosovës dhe kapitalit të huaj

Zgjedhjet 2021 February 12, 2021 - 12:12

Kandidatja për deputete nga radhët e AAK-së, Pranvera Ejupi-Hajzeraj, ka treguar për prioritetet, të cilat do t’i ketë ajo si deputete, raporton “Zeri.info”.

Ejupi-Hajzeraj tha se diaspora është urë lidhëse ndërmjet Kosovës dhe kapitalit të huaj.

Ajo më tej ka shtuar se në mandatin e saj si deputete do të kujdeset për institucione stabile dhe për promovimin e bizneseve, me qëllim rritjen e standardit dhe punësimin e qytetarëve.

“Mbi këtë bazë, në mandatin tim në vijim, pos programit të AAK-së, do të përkujdesem për:

- Institucione stabile, që bazohen në rend dhe ligj;

- Mundësi për diasporën dhe kapitalin e tyre;

- Diaspora si urë lidhëse mes Kosovës dhe kapitalit të huaj;

- Promovim të biznesit, me qëllim rritjen e standardit dhe punësimin e qytetarit tonë.

Gjithsesi se kjo do përkushtim, besim, energji dhe fuqi politike. Tri të parat i kam unë, ndërkohë që fuqinë politike e pres nga ju pasnesër, më 14 shkurt, duke votuar Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe numrin tim 21– Pranvera Ejupi-Hajzeraj 135 AAK”, ka shkruar ajo në “Facebook”. /Zëri