“Sa herë Albini vjen në Prizren qyteti mbushet plot zemra e dashuri”
Zgjedhjet 2021
February 11, 2021 - 13:37
“Sa herë Albini vjen në Prizren qyteti mbushet plot zemra e dashuri”, kështu ka thënë kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Hajrulla Çeku.
Ndonëse dje është mbajtur fushata zgjedhore në Prizren, Çeku sot ka postuar fotografi nga ky tubim, nën emocionet e zemrave të shpërndara te pjesëmarrësit në fushatë, raporton “Zeri.info”.
“Sa herë Albini vjen në Prizren qyteti mbushet plot zemra e dashuri. Krejt dhe Drejt më 14 shkurt që të na prijë e mbara, të na prijë më i miri”, ka shkruar Çeku në “Facebook”. /Zëri