Vazhdojnë përplasjet në KQZ – Daka: Jemi shndërruar në serialin “Kasandra”
Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), sërish është zhvilluar me debate të ashpra ndërmjet anëtarëve të VV-së dhe kryetares Valdete Daka.
Anëtari i VV-së Sami Kurteshi ka thënë se ky institucion më nuk është makinë votimi, duke shtuar se Daka ka marrë vendime e vetme.
“Ju zonja kryesuese e keni mopolizuar këtë institucion. Keni marrë vendime e keni shkruar letra që nuk i ka miratuar KQZ-ja”, është shprehur Kurteshi.
Kurse kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se tashmë është mësuar me mospajtimet në këtë institucion dhe se për çka merret vendim, fajtore mbetet ajo.
Madje ajo ka thënë se ky institucion është shndërruar në serialin “Kasandra”.
“Faleminderit që jam bërë kaq e fuqishme. Jam shumë e lumtur. Jemi shndërruar në serialin ‘Kasandra'”.
Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, ka thënë se janë në proces final të përgatitjeve për zgjedhjet e së dielës.
Ahmetaj në mbledhjen e KQZ-së, ka shtuar se kanë pranuar 14 mijë e 635 pako me vota nga diaspora.
“Jemi në procesin final të përgatitjeve të zgjedhjeve që do të mbahen të dielën. Deri më tani janë pranuar 14 mijë e 625 pako nga postat. 362 pako janë marrë dje nga Qendra Transitore e Kosovës. Sot kemi kontaktuar me të gjitha forcat”.
“Një zarf ka ardhur gabim nga posta dhe ne e kemi formuar një komision që të bëjë tërheqjen e këtij zarfi pasi është me rendësi për klientin e postës. Më 10 shkurt është nisur kontingjenti me fletëvotime dhe broshura dhe më datë 12 do të arrijnë fletëvotimet në Kosovë ku përkohësisht do të qëndrojnë në QNR. Pastaj të shtunën do të shpërndahen”.
Ai më tej ka sqarua se janë trajnuar mbi 12 anëtarë të këshillave dhe ditëve në vazhdim do të vazhdohet me trajnimin e stafit tjetër.
“Janë trajnuar 12 mijë e 939 anëtarë të këshillave ku kemi mungesa dhe kemi në plan trajnimin e plotë. Edhe Prokuroria e Kosovës ka shfaqur interesim për pjesëmarrje. Trajnimi i stafit të rezultateve preliminare ka përfunduar për një pjesë kurse për stafin plotësues do të vazhdojë nesër. Të premten e të shtunën trajnohen ata të Qendrën së Numërimit të Votave”.
“Materialet e ndjeshme do të shpërndahen ditën e shtunë në secilën komunë”.
Anëtari i LDK-së, Sami Hamiti ka thënë se nuk janë të sakta shifrat e zarfeve që janë pranuar e që supozohet se kanë vota brenda, por sa nuk dihet.
Kurse Sami Kurteshi, nga VV-ja ka pyetur Ahmetajn për listën përfundimtare të personave të refuzuar dhe pastaj ka kërkuar që publikohet lista përfundimtare për ata që janë pranuar.
“A keni informacion që mund të ketë keqpërdorime për shkak të këtij problemit”, ka shtruar pyetjen ai.
“Kërkoj nga KQZ-ja që vonesat që njerëzit nuk e kanë ditur se në cilën listë janë kërkoj që 13 shkurti të jetë datë deri kur pranohet posta me fletëvotime nga jashtë”, ka shtuar Kurteshi.
Ahmetaj është përgjigjur se lista e votuesve që nuk janë pranuar pra të refuzuarit sipas procedurave asnjëherë nuk janë publikuar, raporton Ekonomia Online.
“Sa i përket listës se tyre nuk kemi procedurë që del një publikim i tillë”.
Kurse Alim Rama ka reaguar se mospublikimi i këtyre listave krijon mostransparencë të KQZ-së.
Rama ka thënë se kërkon që mos të ndikohet nga jashtë dhe të mos e thyej ligjin pasi është e papranueshme.
“Nuk është e tolerueshme tentimi për prishjen e procesit. Sa persona janë lajmëruar se janë me Covid”, e ka pyetur Rama, Ahmetajn.
Kurse Sami Hamiti ka kërkuar që ankesat që kanë të dërgohen në PZAP e Gjykatë Supreme sepse është bërë e tepërt.