Isufi: AAK-ja, zëri i fuqishëm në Kuvend

Isufi: AAK-ja, zëri i fuqishëm në Kuvend

Zgjedhjet 2021 February 10, 2021 - 14:18

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka thënë se duke votuar për Aleancën me numër 135 populli ka për të votuar për veten, për sovranitetin e Republikës, për brezin e ardhshëm, ka për të votuar për sigurinë e qindra viteve të ardhshme.

Sipas Isufit, është shansi ideal që Kosova të ketë një president që krijon unitet, që nuk u ikë temave, por ballafaqohet me to edhe atëherë kur të gjithë e kishin lënë vetëm, një president që këmbëngul sa herë që vëren përpjekje për ta dëmtuar vendin.

Njoftimi i plotë:

Duke votuar për Aleancën me numër 135, ne kemi votuar për veten tonë, për sovranitetin e Republikës, për brezin e ardhshëm, kemi votuar për sigurinë e qindra viteve të ardhshme. Vota për Aleancën nënkupton votë respekti për të gjitha përpjekjet tona historike për liri e pavarësi, sepse kush përveç Haradinajt i përfaqëson vlerat më sublime të kombit tonë? Pra, është shansi ideal të kemi një President që krijon unitet, që nuk i ikë temave por ballafaqohet me to edhe atëherë kur të gjithë e kishin lënë vetëm, një President që këmbëngulë sa herë që vërenë përpjekje për ta dëmtuar vendin tonë, një President të cilin e respektojnë e nderojnë edhe fuqitë më të mëdha në botë. Numri 135 për Ramushin President! Numri 60 për zërin e fortë në Kuvend!