10 mijë euro për lindje, Sefaj: Do të jepen për periudhën trevjeçare, jo për njëherë

10 mijë euro për lindje, Sefaj: Do të jepen për periudhën trevjeçare, jo për njëherë

Zgjedhjet 2021 February 09, 2021 - 23:32

Kandidati për deputet nga LDK, Flamur Sefaj, ka folur rreth një premtimit për stimulimin e natalitetit.

Ai ka thënë se kjo shumë nuk do të jepet si kesh, por që do të paguhet nëpër periudha për tre vjet, njofton Klan Kosova.

“Ka qenë një thirrje dhe një alarm nga ne që të sinjalizojmë që ka rënie të lindjeve dhe mund të arrijmë të kemi natalitet negativ. Mund të vijmë në situatë që të kemi rënie të numrit të lindjeve”, është shprehur Sefaj.

“Nuk është 10 mijë euro që jepen ‘cash’ por që zbërthehet në tre vjet”.

Ky premtim vlen për çiftet që do të kenë tre fëmijë plus.