Haradinaj nga Suhareka: Bizneset vendore janë garancë e potencialit të madh që ka Kosova

Haradinaj nga Suhareka: Bizneset vendore janë garancë e potencialit të madh që ka Kosova

Zgjedhjet 2021 February 09, 2021 - 16:52

Kryetari i AAK-së, njëherësh kandidati për president, Ramush Haradinaj ka vizituar Komunën e Suharekës me ç’rast ka takuar një grup fermerësh ku edhe vizitoi edhe një fabrikë të mobileve në këtë qytet.

Përmes një postimi në “Facebook”, Haradinaj ka thënë se Kosova ka potencial për zhvillim dhe garanci, ku sipas tij për këtë janë bizneset vendore, punë e të cilëve ai po e sheh nga afër.

“Kosova ka potencial të madh zhvillimi dhe garancë për këtë janë bizneset vendore, punën e së cilave po e shoh nga afër. Gjatë vizitës në Suharekë, takova një grup fermerësh e gjithashtu vizitova fabrikën e mobileve ‘Te Naseri’. I impresionuar me përkushtimin dhe vullnetin e tyre për punë, veçanërisht grave ndërmarrëse të cilat çdo ditë e më tepër po bëhen shembuj suksesi”, ka shkruar ai./Zëri