Krasniqi: Vjosa ishte me letra në LDK, por me punë në LVV

Krasniqi: Vjosa ishte me letra në LDK, por me punë në LVV

Zgjedhjet 2021 February 08, 2021 - 21:47

Memli Krasniqi i PDK’së ka mohuar se PDK i ka bërë argatin LDK’së në qeverisjen e kaluar pavarësisht se zyrtarisht ishte opozitë.

Krasniqi thotë se ai do të donte të shihte Kurtin të paktën gjashtë muaj në pushtet, pasi sipas tij, krejt çka ofron Kurti është, fasadë.

Thotë se në prishjen e koalicionit VV-LDK kishte gisht edhe Vjosa Osmani, ish-kandidate per kryeministre e LDK’së.

“Një pjesë të LDK’së e kanë shkri në VV. Kjo është evidente. Normalisht Vjosa Osmani ka ndikuar në këtë proces, ka qenë me letra në LDK por realisht në VV. Ky është raport i tyre”, thotë Krasniqi në Pressing.

“Nuk mundeni as ju e asnjë njeri me akuzuar PDK’në për këtë çështje’, shtoi ai.

“Ne s’i kemi dhënë votë Albin Kurtit as kur është zgjedh e nuk i kishim dhënë as kur është rrëzuar. S’i kemi dhënë votë Avdullah Hotit as kur është zgjedh e nuk i kishim dhënë as me pshtu, e ka rrëzuar Gjykata Kushtetuese”, tha Krasniqi.