Miftaraj thotë se partitë politike shkeljet gjatë fushatës i paguajnë me paratë e shtetit

Miftaraj thotë se partitë politike shkeljet gjatë fushatës i paguajnë me paratë e shtetit

Zgjedhjet 2021 February 08, 2021 - 17:12

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, thotë se partitë politike shkeljet gjatë fushatës i paguajnë me paratë e shtetit.

Sipas tij, këtu përfshihen edhe gjobat e shqiptuara për shkeljen e Ligjit anti-COVID.

“Financimi i partive politike nga buxheti i shtetit dhe Pandemia COVID-19!Shteti cdo vit ndan mbi 4 milione Euro per financimin e partive politike. Nga keto mjete partite politike financojne edhe fushatat gjate zgjedhjeve lokale dhe qendrore. Nga keto mjete financiare qe paguhen nga taksat e qytetareve, partite politike i paguajne edhe denimet per shkeljet qe i bejne gjate fushates parazgjedhore”, thotë Miftaraj.

Drejtori i IKD-së, thekson se deri tani një parti politike ka paguar gjobë deri 40 mijë euro.

“Me kete logjike, qe nga fillimi i fushates le te themi se cdo parti politike eshte denuar se paku 20 here nga 2000 euro, per shkeljen kornizes ligjore te COVID-19, dhe nese te njejtat i kane paguar keto gjoba pa shfrytezuar te drejten e pageses pergjysme si e percakton Ligji per Kundervajtje, i bie qe nje parti politike ka paguar gjoba deri 40.000 Euro”, potencon ai.

Tutje thotë se “E kur partite politike te medha nga taksapaguesit paguhen cdo vit deri 1 milion Euro, atehere gjoba prej 40 mije Euro eshte nje hajgare e qe direkt gjoben e paguan partia, e indirekt shpenzimet i mbulon qytetari i thjeshte. Po cka fiton qytetari nga partite politike gjate ketyre zgjedhjeve. Ne rastin me te mire e merr virusin Korona dhurate, nga i cili do te kete probleme shendetesore, shpenzime per kurimin e kesaj semundje qe shkon nga disa dhjetera Euro, ne raste te caktuara qindra Euro e jo rralle edhe mijera Euro”

“Ne skenarin me te keq, edhe e paguan me ate qe cdo shtet e ruan dhe e mbron me Kushtetute si vlere te pazevendesueshme si eshte jeta e njeriut. Ne kete drejtim te gjitha partite politike pa dallim qe po e cenojne rende shendetin publik te qytetareve, duke mos respektuar masat lidhur me parandalimin e pandemise COVID-19, mund te iu themi se jane shenderruar ne vrases te qytetareve te ketij vendi”.

E në fund Miftaraj potencon se “Me 14 shkurt 2021, me siguri se do te kemi me pak votues edhe per shkak te vdekjeve potenciale te shkaktuara nga fushatat parazgjedhore te partive politike”. /Zëri/