Lumturie Kurtishaj: Kauza e jonë “Me Çlirimtarët” është e lidhur ngushtë me të kaluarën, të tashmën dhe të ardhmë tone

Lumturie Kurtishaj: Kauza e jonë “Me Çlirimtarët” është e lidhur ngushtë me të kaluarën, të tashmën dhe të ardhmë tone

Zgjedhjet 2021 February 08, 2021 - 16:46

Kandidatja për deputet nga radhët e NISMA’s Socialdemokrate, Lumturie Kurtishaj, përmes një postimi në profilin e saj në facebook, ka thënë se beson që kauza NISMA’s për mbrojtjen e vlerave kombëtare është e lidhur ngushtë me të kaluarën, të tashmën dhe të ardhmë tone.

Në këtë postim, ajo njëherësh ka falenderuar anëtarët dhe simpatizantët e NISMA’s për për mbështetjen e saj për deputete.

Lumturie Kurtishaj garon me numrin 90 në listën e NISMA-s Socialdemokrate.

Postimi i plotë i Lumturie Kurtishajt:

Të nderuar bashkëvëndasit e mi të Therandës!

Fillimisht, ju falemnderoj për mbështetjen që ju keni ofruar dhe po i ofroni NISMA-s Socialdemokrate, ku unë si vendase e juaja garoj me numërin 90.

Janë disa arsye që unë kandidoj në kuadër NISMA-Socialdemokrate:

Sepse në çdo komunë, pa-barazia sociale po thellohet edhe me tutje. Kjo pa-barazi është pasojë e mungesës së një vizioni të kjartë nga subjektet e tjera politike, të cilat Kosovën e shohin si çifllëk të tyre. Ne jemi të vendosur që këtë pa-pabarazi ta luftjomë deri në fund përmes politikave social-demokrate dhe projekteve progresive të cilat janë në harmoni të plotë me të gjitha shtresat e shoqërisë, pa dallim.

Sepse në programin qeverisës së NISMA-Socialdemokrate, gratë do ta kenë vendin e tyre të merituar, si kategori që me punën e tyre sakrifikojnë pjesë të vlefshme nga jeta e tyre për të rritur dhe edukuar brezat e ardhshëm të këtij vendi.

Sepse me NISMA-Socialdemokrate, e gjithë mosha e tretë do ta gjejnë veten të përkrahur në kuadër politikave sociale. Çdo qytetarë, çdo familje, çdo komunë dhe e gjithë shoqëria do ta gjejnë veten sepse NISMA- Socialdemokrate është e të gjithëve dhe për të gjithë.

Sepse unë besoj që kauza jonë për mbrojtjen e vlerave kombëtare është e lidhur ngushtë me të kaluarën, të tashmën dhe të ardhmë tonë.

NISMA JONË ËSHTË MISION.
Na priftë e mbara, së bashku!

 

Të nderuar bashkëvëndasit e mi të Therandës! Fillimisht, ju falemnderoj për mbështetjen që ju keni ofruar dhe po i...

Posted by Lumturie Kurtishaj on Saturday, February 6, 2021