Abrashi: Hulumtimet tregojnë se një parti ka rënie drastike, LDK-ja do të fitojë

Abrashi: Hulumtimet tregojnë se një parti ka rënie drastike, LDK-ja do të fitojë

Zgjedhjet 2021 February 08, 2021 - 11:42

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, njëherësh kandidat për deputet nga radhët e LDK-së, Arban Abrashi, ka thënë se sipas hulumtimeve në terren, partia e tij do t’i fitojë zgjedhjet dhe do të udhëheqë qeverinë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Abrashi ka thënë se nga hulumtimet, një parti, të cilës nuk ia ka përmendur emrin, ka rënie drastike dhe humbje të besimit, ndërsa sipas tij LDK-ja ka trend të ngritjes pozitive, transmeton “Zeri.info”.

“Të dhënat tona dhe hulumtimet nga terreni tregojnë për një rënie drastike dhe humbje besimi të një subjekti politik. LDK-ja përndryshe ka një ngritje dhe trend shumë pozitiv. LDK do të fitojë dhe do të udhëheqë Qeverinë. Vazhdojmë”, ka shkruar Abrashi. /Zëri