Ferat Shala tërhiqet nga fushata shkaku i shëndetit

Ferat Shala tërhiqet nga fushata shkaku i shëndetit

Zgjedhjet 2021 February 07, 2021 - 17:03

Kanidati i PDK-së për deputet, Ferat Shala, është tërheq nga fushata zgjedhore.

Arsyet e këtij vendimi janë shëndetësore, ndërsa vet Shala ka dhënë njoftimin përmes rrjeteve sociale, ku pritet të vazhdojë tash e tutje me fushatën e tij, transmeton Zeri.info.

Shala ka thënë se këtë vendim e ka marrë pas rekomandimit të mjekut.

Njoftimi i plotë i Shalës:

Të dashur miq,

Pas disa shqetësimeve shëndetësore të një dite më parë sot bëra një vizitë mjekësore, ndërkohë që mjeku konstatoi një gjendje jo të mirë dhe urgjentisht më rekomandoi pushim të detyrueshëm.

Duke qenë se shqetësimet e mia janë të ngjashme me një ftohje të zakonshme dimërore, megjithatë më është rekomanduar ta kryej edhe testin për Covid 19.

Duke qenë në një situatë të tillë unë vlerësojë se menjëherë duhet të tërhiqem nga fushata zgjedhore, ndërkohë do të vazhdojë të komunikoj me ju nga distanca.

Duke ju dëshiruar të gjithëve shëndet, ju sigurojë se sapo të njoftohem më në detaje rreth gjendjes sime shëndetësore, bashkë do t'i vazhdojmë agjendat e parapara.

Një falënderim të veçantë e kam edhe për mjekët të cilët po e kryejnë punën me etikë të lartë humane dhe profesionale!

I juaji: Ferat Shala!