Hoxhaj nga Prizreni: Qeverisja abuzive e VV-së ka bërë që çdo prizrenas të bindet që askush nuk qeverisë më mirë se PDK-ja
Zgjedhjet 2021
February 07, 2021 - 10:20
Kryetari i PDK-së, kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj, thotë se qeverisja e LVV-së, në Prizren ka bindur qytetarët e atjeshëm që askush nuk qeverisë më mirë se partija e PDK-së.
Madje, ai quan abuzive qeverisjen e LVV-së.
“Qeverisja abuzive e Vetëvendosjes në Prizren ka bërë që çdo prizrenas të bindet që askush nuk qeverisë më mirë se PDK-ja”, thotë ai përmes një shkrimi në Facebook.
“Thellësisht falënderues për besimin e prizrenasve. Rimëkëmbje është adresa më e sigurt për banorët e Ortakollit dhe të çdo lagjeje të Prizrenit. PDK-ja gjithmonë ka punuar që besimin e tyre ta kthejë në punë për të mirën e përgjithshme. Votoni #PDK134 #Rimëkëmbje”, përfundon ai. /Zëri/