Haziri për deklaratën e Osmanit: Si mund të ndikohet një zonjë që ka guxim politik?

Haziri për deklaratën e Osmanit: Si mund të ndikohet një zonjë që ka guxim politik?

Zgjedhjet 2021 February 06, 2021 - 23:44

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka telefonuar live në emisionin ku ishte prezent shefi i kabinetit të u.d. të Vjosa Osmanit, Faton Peci.

Haziri, ka pyetur se si mund të ndikohet zonja që ka guxim politik. Bëhet fjalë për u.d së presidentit Vjosa Osmani, e cila dje tha se e ka paragjykuar kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke thënë se ishte e ndikuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Ajo është e pandikuar, Vjosa Osmani nuk mund të ndikohet nga askush. Nëse po flisni për një zonjë që ka guxim politik, nuk mund të flasim për ndikueshmëri. Nëse atëherë ka qenë e ndikueshme, sot nga kush është e ndikueshme? Për mua ka qenë shumë e butë në krahasim me rivalin kryesor, VV-në”, ka thënë Haziri në RTV Dukagjini.

Tutje, ai tha se Osmani dhe grupi i saj kanë kaluar në një listë me ideologji marksist-leniniste.

“Më vjen keq që Fatoni dhe grupi i tij kanë kaluar në një listë të majtë ideologjike, në një listë marksist-lenisite, në një listë të cilën Peci e ka luftuar”, është shprehur Haziri.

“Ajo listë kundërshton rugovizmin. Në këtë grup ka hy edhe Fatoni vetë, por do ta shohim pas 14 shkurtit”, shtoi Haziri.