Gjoshi i PDK-së: Për një grusht vota, Kurti është në gjendje të mohojë nanën e babën e vet

Gjoshi i PDK-së: Për një grusht vota, Kurti është në gjendje të mohojë nanën e babën e vet

Zgjedhjet 2021 February 06, 2021 - 19:51

Shefi i Shtabit Zgjedhor i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi ka thënë se kreu i LVV-së, Albin Kurti, për një grusht vota është në gjendje të mohojë nënën dhe babain e tij.

Në llogarinë e tij në “Facebook”, Gjoshi theksoi se një ditë Kurti do t’i mohojë edhe krimet e Serbisë në Kosovë.

“Albin Kurti. Për një grusht vota, Albin Kurti është në gjendje ta mohojë nanën dhe babën e vet. Prandaj pa problem rrin edhe me adhuruesit e kriminelit Ratko Mlladiq. Ai një ditë do t'i mohojë edhe krimet e Serbisë në Kosovë. Sa ishte opozitar i vizitojke Nanat Gjakovare dhe u premtonte se nuk shkon në dialog pa u zgjidhur fati i të pagjeturve. E kur hyri në Qeveri e harroi premtimin dhe shkoi u zgërdhi te Bërnabiqi”, ka shkruar Gjoshi. /Zëri