Selmanaj: Kaçaniku tregoi bindshëm që LDK-ja është partia e vetme që qytetarët do t’ia besojnë drejtimin e shtetit
Zgjedhjet 2021
February 06, 2021 - 18:10
Driton Selmanaj, kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, ka qëndruar sot në Kaçanik, raporton Zeri.info.
Nga aty, Selmanaj theksoi se Kaçaniku tregoi bindshëm që LDK-ja është dhe do të mbetet partia e vetme të cilës qytetarët do t’ia besojnë drejtimin e shtetit.
“Me kokën lartë dhe ballë hapur, Kaçanikasit dhe e tërë Kosova do të qeverisen me dinjitet nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Kryeministri Avdullah Hoti”, ka shkruar ndër të tjerash Selmanaj në “Facebook”. /Zëri