Haradinaj: I bëj të fala Vuçiqit, “ose bëhu gati me njoft Kosovën ose bashkohemi me Shqipërinë”

Haradinaj: I bëj të fala Vuçiqit, “ose bëhu gati me njoft Kosovën ose bashkohemi me Shqipërinë”

Zgjedhjet 2021 February 06, 2021 - 17:14

Kandidati për president nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj gjatë tubimit zgjedhor në Ferizaj ka thënë se më 14 shkurt dëshiron që t’i kryejë punët me Serbinë, raporton Zeri.info.

“Më 14 shkurt po du me i kry punët me Serbinë. I kemi nis dikur, por duhet edhe me i kry se nuk duhet me i lënë në gjysmë. Qysh i kryjmë puntë me Serbinë? Duke pasur unitet mes vete, duke e ruajtur njëri-tjetrin dhe duke marrë idetë dhe programet më të mira që i kemi e me e forcu Kosovën përbrenda. Duhet me rrit ekonominë, me forcu ushtrinë dhe shtetin, me hap vende të reja të punës për rininë, me e rrit pagën minimale në 300 euro, me i rrit pagat çdo vit qysh na takon edhe me e dasht vendin dhe njëri-tjetrin… kur jemi ne kështu mund të përballemi ma lehtë me Serbinë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj, gjatë këtij tubimi theksoi se kur të bëhet president do t’i bëj të fala presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe t’i thotë që ose duhet ta njohë Kosovën ose Kosova bashkohet me Shqipërinë.

“Kur të bëhem president vendi i bëj të fala Vuçiqit edhe i them ‘Bëhu gati o me njoftë Kosovën e mos na vono më se nuk mund të presim, sepse ne i grahim rrugës tonë e bashkohemi me Shqipërinë’. Nuk ki ka ja mban. Ki me njoft Kosovën dhe mos e vono veten e mos e merr popullin tënd në qafë, sepse na i kryejmë punët tona”, ka thënë Haradinaj në Ferizaj. /Zëri