Hoxhaj në Lipjan: As Kurti as Hoti nuk mund ta sjellin vaksinën në Kosovë, i vetmi që mundet jam unë
U.d i kryetarit të PDK-së, njëherësh kandidat për kryeminsitër, Enver Hoxhaj ka vizituar sot Lipjanin, në kuadër të fillimit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet të cilat do të mbahen më 14 shkurt.
Nga Lipjani, Hoxhaj tha se që në vitin e parë të qeverisjes do të hapin 30 qendra vaksinimi anti-COVID në Kosovë.
“As zoti Kurti e as Hoti nuk mund ta sjellin vaksinën në Kosovë. I vetmi që mund ta sjellë vaksinën jam unë. Prandaj qytetarët duhet ta dijnë që kemi plan të qartë që në vitin e parë t’i kemi 30 qendra vaksinimi” shtoi Hoxhaj.
Poashtu Hoxhaj ka thënë së shtendërtimi ynë mbyllet kur e ngrisim flamurin në OKB. Sipas tij, PDK-ja më 14 shkurt do të shënojë një rikthim nacional.
“Ne kemi qenë në pjesë të ndryshme të vendit dhe kudo po shoh rikthimin e PDK-së si e madhe nacionale e cila me 14 shkurt do të dalë e para. Ne do të flasim edhe për atë se çka do të bëjmë pas 14 shkuritit dhe kemi treguar për programin e qartë. Ne duam që të merremi me ekonomi dhe mund ta rrisin ekonominë”, ka thënë kandidati për kryeministër.
Hoxhaj po ashtu është shprehur i bindur për fitoren e PDK-së në Lipjan.
“Unë jam këtu që të iu falenderoj si anëtarë dhe struktura për mbështetjen dhe besimin e madh sepse keni ditur ta ktheni krenarinë në votë. Sot çka po shoh është që Lipjani e ka ndarë mendjen për fitoren e PDK-së. Arsyeja pse mbajmë flamurin e UÇK është me historinë tonë dhe PDK është parti që ka vizion, program, lidership dhe është UÇK-ja që edhe dhe në situata sa më të vështira që gjendet lidershipi i PDK pikërisht atëherë ne nuk dorëzohemi”, ka thënë ai.
Ndërsa, Hyzer Rizani, kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, tha se kjo parti e ka objektiv mirëqenien e qytetarit.
“Ashtu siç do të dalin faqebardhë presidenti Thaqi dhe Veseli do të dalim faqe bardhë me fitoren e PDK-së. Është programi për rimëkmbje dhe ka që si objektiv mirëqeninen e qytetarit. Unë ju ftoj të punojmë qetë dhe të bashëbisedojmë sepse programi i PDK-së do të jetë dhe do të shkojë në favor të qytetarëve” është shprehur ai. /Zëri