Hoxhaj: Me njohjet personale që kam me Bidenin e Merkelin, përfiton Kosova

Hoxhaj: Me njohjet personale që kam me Bidenin e Merkelin, përfiton Kosova

Zgjedhjet 2021 February 06, 2021 - 13:35

Ka vetëm dy muaj që ka marrë drejtimin e partisë, si ushtrues detyre, por Enver Hoxhaj, si kandidat i kësaj partie për kryeministër thotë se ai mund të sjellë marrëveshjen finale Kosovë-Serbi. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Hoxhaj thotë se njohjet e tij personale me liderët botërorë, si Joe Biden e Angela Merkel, do ta ndihmonin procesin duke sjellë njohjen e ndërsjellë dhe përfundimin e historisë së dhimbshme të Ballkanit.

Në këtë intervistë, ish-kryediplomati kosovar, shpalos detaje nga programi i PDK-së, ku përfshihet plani prej 1 miliard euro për rimëkëmbje ekonomike për të luftuar efektet e pandemisë së COVID-19.

Ai thotë se do t’i zbatonte të gjitha pikat e Marrëveshjes së Uashingtonit. Në shtator, kur edhe përfundon moratoriumi për mosaplikim në organizata ndërkombëtare, Hoxhaj thotë se do të aplikonte për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Hoxhaj thotë se nuk inkurajon tubimet masive për shkak të pandemisë, por pamjet nga tubimet e PDK-së flasin ndryshe.

"Unë vetë i kam respektuar masat"

Radio Evropa e Lirë: Kosova po mban zgjedhje në kohë pandemie. Por, të gjitha partitë politike, përfshirë edhe partinë tuaj, janë angazhuar në tubime masive, që janë në kundërshtim edhe me masat anti-COVID 19. Çfarë mesazhi po u dërgohet qytetarëve? Pse po mbahen takime të tilla?

Enver Hoxhaj: Mendoj që më së paku Partia Demokratike e ka përgjegjësinë pse vendi po shkon në zgjedhje të parakohshme dhe në një kohë pandemie, kur ishin dy qeveri të shkurtra, të kota, të cilat dështuan në menaxhimin e situatës. Qeveria Kurti u dorëzua, qeveria Hoti u shkarkua nga Gjykata Kushtetuese dhe më së paku dikush mund të kërkojë prej PDK-së pse kemi zgjedhje në pandemi.

Ndërsa, prej anës tonë, ne kemi bërë çdo gjë të mundur që realisht, qytetarët e Kosovës, t’i respektojnë masat, dhe unë vetë i kam respektuar masat.

Radio Evropa e Lirë: Por, shumë të tjerë që nuk po marrin pjesë në tubime, ankohen dhe shqetësohen për shëndetin e tyre për shkak të këtyre tubimeve masive. Cila është porosia juaj?

Enver Hoxhaj: Porosia ime është që të mos i votojnë ato dy parti politike, të cilat kanë mundur t’i ofrojnë stabilitet vendit, të cilat thirreshin koalicion i shpresës në vjeshtën e vitit 2019 dhe të cilat treguan që janë në fakt koalicion i shpresave të përmbysura, i premtimeve të papërmbajtura dhe i mashtrimeve.

Kush ka menduar që vendi do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme në vitin 2021 në shkurt, dhe kjo është rezultat i dështimit të zotit Kurti(Albin Kurti) dhe zotit Hoti(Avdullah Hoti)?! Dhe, nuk mendoj se qytetarët do të duhej t’i mbështesnin kësaj here këta dy me vota, sepse të vetmin program që mund ta ofrojnë edhe pas 14 shkurtit është situata e paqartësisë politike dhe të vetmin program të qartësisë e stabilitetit e kemi ne.

Radio Evropa e Lirë: Kur po flasim për pandeminë, keni premtuar se do të investoni, do të thotë se e keni një plan rreth 500 milionë euro për të rimëkëmbur ekonominë, për t’i ndihmuar bizneset. Si do ta arrini këtë? Çfarë është plani konkret? Si do të krijohet ky fond?

Enver Hoxhaj: Ne e kemi një plan i cili nënkupton se do t’i ndajmë një miliard (euro) buxhet, për të menaxhuar pasojat e pandemisë, ndërsa kemi një fond prej 500 milionë eurosh, i cili synon që të ndihmojë ndërmarrjet e vogla, ndërmarrjet e mesme, ndërmarrjet e mëdha.

Mënyra e financimit të tij është më se e siguruar dhe e qartë. Për atë kemi thënë 500 milionë, nuk kemi thënë dy miliardë, pra është një qartësi e plotë. Duam që ta ruajmë stabilitetin makro-fiskal dhe makro- ekonomik, duam që të rrisim prodhimin vendor.

Por, nëse ne nuk arrijmë përmes këtij fondi që në formë të granteve që janë para të gatshme, pa kthim, t’i ndihmojmë bizneset e vogla, bizneset e mesme, bizneset e mëdha, jam i sigurt që ekonomia e Kosovës do të kolapsojë. Do të miratojmë shumë shpejt ligjin dhe në bazë të kritereve, të cilat do të determinohen me ligj, ne do t’i mbështesim ndërmarrjet e vogla, ndërmarrjet e mesme dhe ndërmarrjet e mëdha. Krahas kësaj, kemi edhe një qartësi të plotë se ne cilët sektorë do të duhet të fokusohet ekonomia e Kosovës. Prandaj, edhe platforma jonë për rimëkëmbje është, mbi të gjitha, për ta rimëkëmbur ekonominë e Kosovës.

Radio Evropa e Lirë: Keni përmendur se deri në verë, keni dhënë një premtim se do të vaksinohet rreth 70 për qind e popullatës. Si do ta arrini këtë? Cilat vaksina do të ofrohen për qytetarët që dëshirojnë të vaksinohen kundër COVID-19?

Enver Hoxhaj: Së pari, të dy qeveritë kanë dështuar që të kontraktojnë vaksinën. Po të isha unë kryeministër...

Shkrimin e plotë mund ta gjeni KËTU