Gërvalla denoncon KQZ-në: Mërgata po paguajnë shuma marramendëse për të siguruar arritjen e sigurt të votës

Gërvalla denoncon KQZ-në: Mërgata po paguajnë shuma marramendëse për të siguruar arritjen e sigurt të votës

Zgjedhjet 2021 February 06, 2021 - 12:53

Donika Gërvalla, kandidatja për deputete në listën e Lëvizjes Vetëvendosje nga Iniciativa e Vjosa Osmanit, i ka reaguar kryetares së KQZ-së, Valdete Dakës rreth pagesave të faturës së votës nga mërgimtarët.

Përmes një postimi në “Facebook”, Gërvalla i drejtohet Dakës, duke ia bërë me dije se qytetarët po paguajnë shuma marramendëse për të siguruar arritjen e sigurt të votës.

“Znj. Daka, shikoje këtë faturë. 684,20 Euro për të votuar. Pse? Sepse kaq transparente janë përpjekjet tuaja për ta penguar votën e mërgatës, saqë qytetarët paguajnë shuma marramendëse vetëm e vetëm për të siguruar arritjen e sigurt të votës”, ka shkruar ajo. Po ashtu, ajo thotë se kjo shumë duhet të ju turpëronte që sipas saj Daka dhe gjithë të tjerët po e pengojnë votën e mërgatës. Në fakt, kjo shumë do të duhej t'ju turpëronte ju personalisht, por edhe të gjithë të tjerët që nuk po lënë asnjë mënyrë pa përdorur për të penguar votën e mërgatës. 14 shkurti po vjen!”,ka thënë Gërvalla./Zëri