LVV-ja bën thirrje që të votohet numri një në listë-Albin Kurti
Zgjedhjet 2021
February 05, 2021 - 22:20
Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në "Facebook", ka njoftuar se secila votë e kësaj partie do të jetë e vlefshme.
LVV-ja në njoftimin e saj thotë se mos i dëgjoni ata që u thonë ndryshe, duke përmendur edhe numrin një në listën e kësaj parite që është kreu i saj Albin Kurti.
"Secila votë për Vetëvendosjen - 127 - do të jetë e vlefshme! Mos i dëgjoni ata që thonë ndryshe. Votoni 127, pastaj zgjidhni jo më shumë se pesë numra kandidatësh nga lista jonë. Secila votë do të numërohet, që prej numrit 1 që është Albin Kurti, e deri në fund. T’i japim mbështetje sa më të madhe Lëvizjes dhe kryeministrit tonë!", thuhet në njoftimin e LVV-së./Zëri