Kurti thirrje mërgatës: Votoni sa më parë

Kurti thirrje mërgatës: Votoni sa më parë

Zgjedhjet 2021 February 05, 2021 - 17:19

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, u ka bërë thirrje mërgatës që të mos presin afatet e fundit për dërgimin e votave drejt vendlindjes.

Përmes një video-lidhjeje në “Facebook”, Kurti u ka bërë të ditur mërgatës se afati i fundit i votimit do të përfundojë me 12 shkurt

“Të dashur bashkatdhetarë, afati për të dërguar fletëvotimet tuaja përmes postës, tashmë ka filluar dhe do të përfundojë më 12 shkurt. Për shkak të afateve të shkurtra, ju lutem nxitoni të dërgoni fletëvotimet e juaja me shërbimet e shpejta postare në mënyrë që ato të mbërrijnë me kohë”, tha ai.

Po ashtu, Kurti ka thënë se numri i aplikimeve për regjistrim të mërgatës ka qenë i tejet i larë.

“Angazhimi juaj ka qenë i jashtëzakonshëm, numri i aplikimeve për regjistrim ka qenë tejet i lartë. Votat tuaja do të jenë aq të shumta. Ju po i prini fitores së madhe dhe ju do e vulosni fitoren e madhe”, u shpreh Kurti./Zëri