Zogaj: S’do ketë befasi në këto zgjedhje –  LVV-ja në pozicion të mirë

Zogaj: S’do ketë befasi në këto zgjedhje – LVV-ja në pozicion të mirë

Zgjedhjet 2021 February 04, 2021 - 23:44

"Ne jemi në një kohë pandemie dhe ky është një problem kolektiv - në këtë rrafsh po shohim se të gjitha partitë politike janë të shkujdesura totalisht nga masat që qeveria në detyrë i ka vendosur".

Analisti politik, Petrit Zogaj, ka thënë se nuk do të ketë befasi për fituesin dhe humbësin në këto zgjedhje pasi që sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje është në pozicion mjaft të mirë.

Në  Klan Kosova, Zogaj ka theksuar se të gjitha partitë politikë janë të shkujdesura me respektimin e masave anti-COVID.

“Fushata me aq sa kemi parë ka filluar qe një kohë, prej momentit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese”.

“Ne jemi në një kohë pandemie dhe ky është një problem kolektiv – në këtë rrafsh po shohim se të gjitha partitë politike janë të shkujdesura totalisht nga masat që qeveria në detyrë i ka vendosur”.

“Nuk po shoh asnjë dallim tek asnjë subjekt politik – ky është një problem sepse pandemia nuk do të përfundojë më 14 shkurt”.

Sipas tij, nëse vazhdon kjo, me shumë gjasë do të ketë një ndikim negativ në shëndetin publik dhe kjo është papërgjegjësia e parë që partitë politike po bëjnë.

“Duket që është një përqafim goxha i qartë për një shumicë relative. Kemi parasysh se Vetëvendosje është në një pozicion mjaft të mirë duke marrë parasysh organizimet partiake. Shihet një energji e shtuar tek Vetëvendosje”.

“Besoj se tashmë ekziston përshtypja se zgjedhjet sikur kanë përfunduar dhe e gjithë çështja është sa vota do të marrë VV. Nuk ka befasi në këto zgjedhje për fituesin dhe për humbësin”.

“Nëse VV e sheh se ka një mbështetje shumë të lartë tek qytetarët gjë që e edhe ka, pse i duhen gjithë këto tubime publike në këtë format të pakontrolluar? Pse i duhet VV-së që të krijojë probleme për veten në ditën e parë të qeverisjes?”