Daut Haradinaj në Lybeniq: Atyre që e përgjakën këtë vend mund t’u dalë ballë vetëm kandidati ynë për president
Ish-shefi i Grupit Parlamentar nga radhët AAK-së, Daut Haradinaj, ka vizituar sot Lybeniqin e Pejës, raporton Zeri.info.
Në një postim në “Facebook”, Haradinaj tha se referendumi i 14 shkurtit do të jetë sondazhi më i mirë për të gjithë.
Haradinaj theksoi se burrat e Lybeniqinit “ishin të bindur se atyre që e përgjakën Lybeniqin dhe Kosovën mund t’u dalë në ballë vetëm kandidati ynë për President, udhëheqësi i tyre në luftë dhe në paqe”.
“Referendumi i 14 shkurtit do të jetë sondazhi më i mirë për të gjithë! Sonte isha në Lybeniqin e sakrificës së madhe, ku salla ishte e vogël për t'i pritur burrat e këtij fshati. Si gjithmonë, edhe sot ishin të bindur se atyre që e përgjakën Lybeniqin dhe Kosovën mund t’iu dalë në ballë vetëm kandidati ynë për President, udhëheqësi i tyre në luftë dhe në paqe. Forca e Kosovës i ka themelet në sakrificën tonë dhe është garanci për një shtet të fortë”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”. /Zëri