Inspektorati në Prishtinë gjobit edhe AAK-në me 2 mijë euro

Inspektorati në Prishtinë gjobit edhe AAK-në me 2 mijë euro

Zgjedhjet 2021 February 04, 2021 - 17:09

Pas fillimit të fushatës zgjedhore partitë politike në vend kanë filluar tubimet politike, raporton Zeri.info.

Për shkak të mosrespektimit të masave anti-COVID në një tubim publik në Prishtinë, Alenaca e Ardhmrisë së Kosovës (AAK) është gjobitur sot me 2 mijë euro.

Kjo është bërë e ditur nga drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri.

“Askush mbi ligjin! Grumbullim i më shumë njerëzve - në kundërshtim me vendimin qeveritar; Shkelje e Ligjit për parandalim dhe luftim te Covdi19!”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Gjoba të tilla para disa ditësh kanë marrë edhe PDK-ja e LVV-ja.

Deri tani Komuna e Prishtinës është e vetmja që po shqipton gjoba për tubimet e partive politike në kundërshtim të masave anti-COVID. /Zëri