Sheshi i Kaçanikut mbushet me qytetarë për Kurtin e Osmanin

Sheshi i Kaçanikut mbushet me qytetarë për Kurtin e Osmanin

Zgjedhjet 2021 February 04, 2021 - 15:32

Lëvizja Vetëvendosje ka hapur fushatën e saj zgjedhore sot në Kaçanik.

Në fotografitë e publikuara në rrjetin social “Facebook” shihet një turmë e madhe njerëzish, të cilët ecnin rrugëve të qytetit së bashku me kreun e LVV-së Albin Kurtin dhe u.d. të presidentes Vjosa Osmanin, ku këta dy garojnë së bashku në një listë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Vjosa Osmani një llogarinë e saj në “Facebook” ka publikuar po ashtu një fotografi të këtij qyteti të mbushur me njerëz, ku kësaj fotografie ia ka bashkangjitur edhe një mbishkrim.

“Referendum në Kaçanik”, ka shkruar u.d. e presidentes, Vjosa Osmani. /Zëri