Përplasje mes anëtarëve të KQZ-së, kërkohet të krijohet një komision për përcjelljen e postave jashtë Kosovës

Përplasje mes anëtarëve të KQZ-së, kërkohet të krijohet një komision për përcjelljen e postave jashtë Kosovës

Zgjedhjet 2021 February 04, 2021 - 14:19

Përplasje në mes anëtarëve të KQZ-së janë shkaktuar në mbledhjen e sotme, raporton Zeri.info.

Kjo përplasje erdhi si pasojë e kërkesës që të krijohet një komision për përcjelljen e postave jashtë Kosovës.

Gjatë kësaj mbledhjeje, përfaqësuesi i LVV-së, Sami Kurteshi ka thënë se votat duhet të mbërrijnë në kutinë postare të KQZ-së.

“Duhet të vendosim për çështjen e parë e cila është marrja e një vendimi për krijimin e një komisioni që përcjell postat jashtë Kosovës, si dhe caktimi i datës para ditës së zgjedhjeve për pranimin e postave deri në orën 19:00”, tha Kurteshi.

Ndërkohë, përfaqësuesi i PDK-së Arianit Elshani dhe kryesuesja e KQZ-së, Valdete Daka, kanë thënë se votat duhet të mbërrijnë në Fahun Postal, Posta numër 6, pasi sipas tyre, ashtu parasheh ligji.

Kurse, përfaqësuesi i LDK-së, Sami Hamiti lidhur me këtë adresim për postat e shpejta tha që adresa e fundit është Fahu Postal. “Adresa e fundit është Fahu Postal, posta më e shpejtë dhe çdo votë duhet të shkojë, pra posta numër gjashtë”, tha Hamiti. /Zëri