Balje: SDU-ja do të vazhdojë të jetë zëri më i fuqishëm në Kuvend
Kryetarja e Unionit Socialdemokrat (Socijaldemokratska Unija), Duda Balje, ka thënë se partia e saj do të vazhdojë të jetë zëri më i fuqishëm në Kuvendin e Kosovës.
Përmes një video në “Facebook”, Balje thekoi se mbështetja e qytetarëve për SDU-në në këto zgjedhje është më e rëndësishme së kurrë, për të vulosur fatin e komuniteteve joshumicë në Kosovë e në veçanti komunitetit boshnjak.
“Mbështetja juaj për SDU-në në këto zgjedhje është më e rëndësishme se kurrë, për të vulosur fatin e Republikës së Kosovës, komuniteteve joshumicë dhe në veçanti komunitetit boshnjak në Republikën e Kosovës. Vota juaj është përgjegjësi për ne, prandaj do të vazhdojmë të jemi zëri juaj më i fuqishëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Së bashku do të jemi më të fuqishëm se kurrë. E rëndësishmja juaj është më e rëndësishmja për ne!”, ka thënë Balje. /Zëri